Këto janë komunat me daljen më të madhe në votime

Një komisioner duke numëruar votat në Qendrën e Numërimit në Prishtinë / RFE.

356 mijë e 645 persona ose 17,84 përqind kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri tani në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen këtë të diel.

Komuna e Prishtinës shënon daljen më të madhe të votuesve deri në ora 13:00 ku 47 mijë e 220 persona kanë ushtruar të drejtën e votës pasuar nga komuna e Ferizajt ku deri tani kanë votuar 24 mijë e 735 qytetarë, njofton Dukagjini.

Në Gjilan deri tani kanë votuar 19 mijë e 897 votues teksa në Podujevë kanë votuar 17 mijë e 33 pesona.

12 mijë e 738 persona kanë votuar në Lipjan ndërsa në Fushë Kosovë deri tani 10 mijë e 384 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike të votës.

Këtu mund të shihni të dhënat e plota të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se sipas listës votuese të certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1,999,204 votues, të shpërndarë në 38 komuna të vendit.

Ndërkaq, procesi i votimit po zhvillohet në 948 Qendra Votimi me 2,614 vendvotime, nga të cilat 910 janë qendra me 2,557 vendvotime për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një për çdo komunë me 57 vendvotime, mundësojnë votimin me kusht.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika