KFOR-i konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tyre në Zubin Potok

KFOR-i ka konfirmuar se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtëna , por nuk ka të lënduar

KFOR-i (Ilustrim)

Misioni Paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok.

Në një përgjigje për Portali Dukagjini nga zyra për informim, thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa ushtarët e KFOR-it ishin duke kryer detyrat e tyre.

Nga ky rast, nuk ka të lënduar dhe se po kontrollohen faktet.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Gjatë mbrëmjes të së dielës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Me anë të një komunikate për media, policia ka theksuar se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se; Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika