KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë – mbi 43 mijë litra ujë të hedhur nga ajri

Forca e NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se po vazhdon të ndihmojë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë disa rajone të vendit.

Aktualisht, janë aktive 41 vatra zjarri.

Në njoftim, KFOR-i ka bërë të ditur se dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me pajisje për shuarjen e zjarrit (Bambi Buckets), kanë kryer ndërhyrje ajrore në zonat e përfshira nga flakët.

” Dy ekipe UH-60 Black Hawk nga KFOR-i, të pajisura me kova Bambi, kryen hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, duke punuar për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale. Gjatë një periudhe dy-orëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekur”, thuhet në njoftim.

Këto ndërhyrje janë bërë për të ndihmuar në vënien nën kontroll të flakëve që përbëjnë rrezik për popullsinë dhe infrastrukturën lokale.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika