KFOR-i: Nuk jemi stërvitur me FSK-në e as me Policinë e Kosovës

Misioni i KFOR-it në Kosovë, ka njoftuar se trupat e KFOR-it nuk janë përfshirë në aktivitete stërvitëse me Policinë e Kosovës dhe as me Forcën e Sigurisë së Kosovës

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, ka mohuar se kanë qenë të angazhuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe me Policinë e Kosovës.

Këto pretendime, komandanti i KFOR-it, Kajari, ki ka quajtur raportime jo të sakta të mediave.

“Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur, se komandanti i KFOR-it është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar situatën e sigurisë në veri të vendit.

KFOR-i, i ka njoftuar të gjitha palët në lidhje me aktivitetet e tyre për ta siguruar lirinë e lëvizjës dhe shmangien e tensionimit të situatës.

“Gjatë javës, komandanti i misionit të NATO-s, KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJARI, u takua me Albin Kurtin nga katër komunat veriore të Kosovës. Komandanti i KFOR-it diskutoi situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe i informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin, lirinë e lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës”, thuhet në njoftim.

“Gjenerali KAJARI tha se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, vijon njoftimi.

Komandanti i KFOR-it, bëri të ditur se i ka përcjellur me vëmendje ngjarjet e 31 korrikut të këtij viti, dhe ka rikujautar që situata mund të shndërrohet në incidente dhune.

Ai ka potencuar se KFOR-i do të jetë i paanshëm.

“Ai përsëriti gjithashtu se KFOR-i i monitoroi me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe rikujtoi rrezikun që një situatë kaq e tensionuar të shndërrohet në incidente të dhunshme. KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Gjeneral KAJARI u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika