Kica-Xhelili: Nuk mund të presim që viktimat t’i tregojnë sulmuesit e tyre, sistemi duhet të punojë për viktimat

Sistemi gjyqësor është kritikuar në Forumin e Gruas së LDK-së nga kryetarja e këtij forumi, Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetja Kica-Xhelili. Doarsa Kica Xhelili e ka parë procesin e vetting-ut si më se të nevojshëm në sistemin gjyqësor

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

“Sot, jam para jush për herë të parë në forumin e gruas së LDK-së, si një grua e LDK-së. Ditët që shkuan, të tjerët u munduan ta tregojnë të vërtetën time e që nuk ka të bëjë fare me mua. Jam e bindur se nuk do të jetë hera e fundit sikurse jam e bindur që nuk do të jem gruaja e vetme në këtë sallë që të tjerët përpiqen të tregojnë të vërtetën e saj”.

Kështu e ka nisur fjalën e saj në formumin e gruas së LDK-së, deputetja tashmë e kësaj partie, Doarsa Kica Xhelili.

Gjersa ka thënë se fakti që gratë po ngrisin zërin kundër padrejtësive nuk përbën risi, Kica-Xhelili ka thënë se LDK po u ofron grave forumin e gruas në kohën kur sistemi gjyqësor joaksidentalisht po e harron fuqinë e gruas.

Sipas Kica-Xhelilit, sistemi gjyqësor duhet të punojë për viktimat ngase nuk mund të presim vetëm që ato t’i tregojnë sulmuesit e tyre.

“Sistemit të drejtësisë i duhet buxhet shtesë për gjyqtarë që trajtojnë çështje ku gratë janë viktima të dhunës, ngacmimit seksual dhe rasteve ku ato kanë kërkesa për trashigiminë që legjitimisht u takon”, ka thënë Kica-Xhelili gjersa ka theksuar se “drejtësia e vonuar nuk është drejtësi”.

Sipas saj, procesi i vetting-ut nuk ka alternativë dhe si i tillë, nuk duhet të shndërrohet as në një eksperiment.

Sistemin gjyqësor e ka kritikuar edhe Kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku-Sadriu, sipas së cilës, qeveria po tregohet e paaftë në ndërhyrjen e rasteve të dhunës dhe se nga e njëjta, nevojitet një reagim i fuqishëm shtetëror.

“Qeveria e ka monopolin e ndërhyrjes së këtyre rasteve. Qeveria e paaftë, po e përcjell këtë katrahurë në mënyrë pasive, pasi shteti duhet t’i mbrojë gratë. Na takon t’i edukojmë djemtë e vajzat tona. Na duhet reagim i fuqishëm shtetëror që ngacmuesit të dënohen”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika