Kidnapimi i policëve, Rashiq: S’ka vendim për caktim të avokatëve, ka qenë vetëm një ide

Ministri për Komunitete dhe Kthim dhe Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq

Nuk ka vendim zyrtar për caktimin e avokatëve për tre policët të cilët u rrëmbyen dhunshëm nga xhandarmëria e Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Kështu bërit të ditur për RTV Dukagjinin, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili tha se sigurimi i avokatëve ka qenë vetëm ide, dhe se për një gjë të tillë nuk ka asnjë vendim.

“Jo, vetëm një ide ka qenë.. nuk është zyrtare nuk ka vendim, është një ide”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Në media u raportua se sekretari i përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euroatlantike, Boban, Bogdanoviq, ka deklaruar se është caktuar një avokat për tre policët e rrëmbyer dje nga njësitet speciale serbe.

Por kjo është mohuar nga ministri Rashiq.

Vendodhja e tre zyrtarëve policorë të Kosovës dhe gjendja e tyre ende nuk dihet zyrtarisht, teksa më herët gjatë ditës emisari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, tha se në lidhje me këtë çështje është në kontakt me Serbinë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika