Kina bllokon hyrjen e udhëtarëve nga Korea Jugore dhe Japonia

FOTO: BBC

Kina ka ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për individë nga Korea e Jugut dhe Japonia, si hakmarrje për kufizimet e COVID-19 ndaj udhëtarëve kinezë.

Pekini ka bërë të ditur se masa do të mbetet në fuqi derisa masat “diskriminuese” për hyrjen e qytetarëve kinezë në këto shtete marrin fund, raporton BBC.

Javën e kaluar, Korea Jugore ndaloi së lëshuari viza turistike për qytetarët nga Kina, dhe këtë vendim ministria e Jashtme kineze e quajtur “të papranueshëm”.

Ndërkohë, Japonia aktualisht është duke i lejuar vizitorët kinezë, mirëpo ata duhet të kenë me vete test negativ për COVID-19.

Sipas Agjencisë për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të Koresë së Jugut, rreth një e treta e qytetarëve kinezë që kanë arritur nga Kina, kanë dalë pozitiv për COVID-19.

Kufizimet supozohet të zgjasin të paktën deri në fund të muajit, gjë që do t’u japë shkencëtarëve kohë për të analizuar për çdo variant të ri të mundshëm që vjen nga Kina.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika