Klopp largohet nga Liverpool në fund të sezonit

Trajneri gjerman njoftoi largimin e tij nga Liverpooli të premten në mëngjes në një intervistë për uebsajtin e klubit, duke thënë se po i mbaronte energjia

Jurgen Klopp

Trajneri Jurgen Klopp do të largohet nga drejtimi i skuadrës Liverpool në fund të këtij sezoni.

Klopp ka shpjeguar se “po i mbaron energjia”.

“Do të largohem nga klubi në fund të sezonit”, ka thënë Klopp në një video emocionuese të postuar nga klubi. “Unë e kuptoj se është një tronditje”, ka shtuar ai.

56-vjeçari mori drejtimin e Liverpool-it në vitin 2015.

Ai duhej të ishte i durueshëm për copën e tij të parë të argjendit – e cila erdhi në vitin 2019 kur skuadra e tij mundi Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Një vit më vonë, ai udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores së parë të titullit në Premier League në 30 vjet, ndërsa ata arritën në fitore me 99 pikë për të mposhtur rivalët e tyre të hidhur Man City.

Pra, Klopp ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Kupën e Botës për Klube, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Superkupën e UEFA-s. Ka dalë triumfues edhe në Community Shield.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe pesë muaj për t’u luajtur.

Liverpool aktualisht udhëheq Premier League dhe arriti në finalen e Carabao Cup në mesjavë , ndërsa ata janë ende në Europa League dhe FA Cup . ishte planifikuar ta mbante atë në klub deri në vitin 2026.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika