Klubi i ofron Ronaldos 275 milionë euro për dy vite

Një klub i Arabisë Saudite, emri i të cilës nuk dihet, i ka ofruar një ofertë Cristiano Ronaldos në vlerë prej 275 milionë eruosh për dy vite

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë prej 275 milionë eurove që të largohet nga Manchester United për një klub në Arabinë Saudite.

37-vjeçari ka një kontratë me djajtë e kuq deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ai ka informuar klubin që dëshiron të largohet nga Teatri i Ëndrrave.

Sipas The Athletic, ai ka pranuar një ofertë stratosferike nga një klub i Arabisë Saudite, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, për vlerën e 275 milionë eurove për dy vite.

Kjo do të thotë që portugezi do të paguhej 137,5 milionë euro në vit dhe do të merrte 10,5 milionë euro në muaj.

I njëjti burim thotë që i njëjti klub është i gatshëm që djajve të kuq t’i ofrojë 35 milionë euro për transferimin, edhe pse ata e kanë bërë të ditur që janë të kënaqur me 20 milionë euro.

Megjithatë, besohet që futbollisti nuk dëshiron të pranojë ofertën për shkak se dëshiron të mbetet në Europë dhe të luaj në UEFA Champions League.

Erik Ten Hag është shprehur që dëshiron të mbaj Ronaldo-n në klub, por portugezi si duket do të largohet nga “Old Trafford” këtë verë.

Se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, ende mbetet të kuptohet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika