Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së në protestën në Hagë ka thënë se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.
Ai ka thënë se nuk ishin as agresori e as pushtuesi. Ka shtuar se duan drejtësi për ata që luftuan për lirinë e popullit.
Sipas tij, pas gjithë sakrificës që UÇK-ja bëri për të sjellë lirinë, sot po gjykohet padrejtësisht.
“Kriminelët serbë nuk janë dënuar, nuk po gjykohen e nuk janë prekur nga askush. Sot ata që mbrojtjen popullin, po gjykohen padrejtësisht”, ka thënë ai.
Koci ka thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë padrejtësinë që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së.