Kolona të gjata e pritje disaorëshe për të dalë nga Kosova

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje të Merdarës është 2000 metra, ndërsa në atë të Dheut të Bardhë, 1000 metra. Pritjet janë disaorëshe

Ilustrim

Ndonëse në mëngjes pritja në pikat kufitare ishte një orë, tani e njëjta ka arritur në 4 orë për të dalë nga Kosova nga pika kufitare e Merdarës.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje të kësaj pike është 2000 metra.

Ndërkaq, te pika kufitare e Dheut të Bardhë, koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin në 120 minuta.

Kolonat në këtë pikë arrijnë në 1000 metra.

Kolona më e shkurtër është regjistruar në Mutivodë, ndërsa pritja për të dalë nga kjo pikë arrin në dy orë.

 

Kujtojmë se pritjet në pikat kufitare kanë qenë të gjata tash e disa muaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika