Pas shtatë muajsh nga zgjedhjet parlamentare, Kuvendi i Kosovës më në fund ka zgjedhur kryetarin e ri, duke i dhënë këtë post Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosj. Bashkë me të u votuan edhe nënkryetarët e partive shqiptare dhe ai i komuniteteve joshumicë joserbe.
Por procesi ka ngecur te nënkryetari nga komuniteti serb.
Në lidhje me këtë proces, Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kritikuar ndarjen e votimit të kandidatëve të komuniteteve, duke thënë se ajo bie ndesh me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
“Pika 156 e aktgjykimit të fundit në lidhje me kryetarin e Kuvendit, thotë që duhet të vazhdohet dhe procedohet tutje në bazë praktikave të mëhershme dhe të gjitha të gjitha praktikat e mëhershme të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, janë bërë në mënyrë ashtu pako. Dhe komunitet serbe dhe ato jo serbe, nënkryetarët e tyre janë votuar në mënyrë pako. Ndërsa sot patën një praktikë të re, patëm disa interpretime të ndryshe, veprime të ndryshme që bien ndesh me aktgjykimin e GJK. Pasi bien ndesh me praktikat e mëhershme”, ka thënë Kolshi.