Kolumbia dëbon delegacionin izraelit, anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar të enjten dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit nga Kolumbia, pas raportimeve se forcat izraelite kanë ndaluar dy shtetas kolumbianë që ndodheshin në një flotilje ndihmash me destinacion Gazën.

Në një postim në platformën X, Petro deklaroi gjithashtu anulimin e menjëhershëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Kolumbisë dhe Izraelit.

“Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një krim të ri ndërkombëtar nga Netanyahu,” shkroi presidenti, duke iu referuar deklaratave të flotiljes Global Sumud, e cila raportoi se dy shtetas kolumbianë janë ndaluar nga forcat izraelite.

Ky vendim vjen në vazhdën e tensioneve në rritje mes Kolumbisë dhe Izraelit. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i revokuan vizën Petro-s, pasi ai mori pjesë në një protestë pro-palestineze gjatë qëndrimit të tij në New York, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Organizatorët e flotiljes Global Sumud kanë bërë të ditur në një postim në Telegram se 30 anije janë ende në lëvizje drejt Gazës dhe ndodhen rreth 46 milje detare larg bregut të enklavës palestineze, në orët e para të ditës së enjte.

Reuters shkruan se Izraeli kishte filluar ndërhyrjen ndaj flotiljes kur anijet arritën 70 milje detare larg bregdetit. Deri më tani, 13 anije janë ndalur nga marina izraelite dhe pasagjerët e tyre janë transferuar në një port izraelit.

Organizatorët e flotiljes theksojnë se qëllimi i tyre është ofrimi i ndihmës humanitare në Gaza, përfshirë ushqime dhe ilaçe, për popullsinë e prekur rëndë nga luftimet dhe bllokada.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika