Komandanti i Gardës së Ajova-s bashkë me gjenerallejtënant Jashari shohin nga afër kapacitet e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti i Gardës së Iowa-s, gjeneral Major Stephen E. Osborn, kanë realizuar një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me komandantin e Gardës së Ajova-s, gjeneral major Stephen E. Osborn, zhvilluan një vizitë të mërkurën në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Gjatë kësaj vizite, siç thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së, ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s për tri vitet e ardhshme.

Në fokus të bisedave ishin planet dhe objektivat e përbashkët, duke përfshirë fushat e manovrës, të mbështetjes logjistike, të mjekësisë, të kibernetikës dhe trajnimit të nënoficerëve.

Pas bisedave në Shtabin e Përgjithshëm, gjenerallejtënant Jashari dhe gjeneral major Osborn së bashku me delegacionet e tyre vizituan Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore në Mitrovicë.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë që të shihnin demonstrimin e aftësive luftarake në poligonin e trajnimit të regjimentit, përfshirë mbështetjen me zjarr, operacionet sulmuese si dhe praktikat e zbulimit dhe të raportimit në fushën luftarake.

Forcat Tokësore të FSK-së po zhvillojnë aktivitetet sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT) me qëllim të validimit të kapaciteteve luftarake.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika