Komisioni Hetimor për Energji merr vendim që të intervistohen Rizvanolli dhe Murati

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, janë ftuar për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar për Energji. Po ashtu, partitë opozitare kanë kërkuar qasje në dokumentacionet e nevojshme për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike/EO

Partitë opozitare në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë kërkuar qasje në dokumentacionet e nevojshme për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, raporton EO.

Aty u vendos që të ftohen për intervistim ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Rizvanolli do të intervistohet më 15 korrik, ndërsa Murati më 20 të po atij muaji.

Kryetari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj, propozoi datat për intervistimin e dy ministrave.

“Ministrja Artane Rizvanolli ka kërkuar ta shtyjmë sepse është në vizitë. Unë propozoj që sot një javë të jetë mbledhja e radhës për zonjën Rizvanolli. Për zotëri Murati nuk kemi marrë përgjigje. Propozoj që të premten e ardhshme ta intervistojmë ministren Rizvanolli me datën 15 korrik në ora 11:00, ndërsa të mërkurën me datën 20 korrik në ora 13:00 ministrin Murati”, tha Selmanaj.

“Kam kërkuar listën e ndërmarrjes dhe kërkesa tjetër që t’i drejtohemi thesarit për qarkullimin e lëvizjes së parasë gjatë kësaj periudhe dhe komunikimet ndërmjet ZRrE-së dhe ministrisë të diskutohen të mërkurën”, ka thënë tutje Selmanaj.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar dokumentacionin e ministrive përkatëse edhe të ZRrE-së.

“Konsideroj që duhet ta kemi listë të ndërmarrjes brenda mandatit të komisionit hetimor, licencat e tyre, kohën etj. Dokumentacionin e punës së kompanive e shohim kontributin e ZRrE-së në task-forcë. Është e rëndësishme të kemi dokumentacionin sepse nuk mund ta rikthejmë prapë ministren. Dokumentacioni që po kërkoj nuk ka ardhur te asnjë nga ne. Kërkojmë dokumentacionin nga ministri dhe ZRrE-ja. I vetmi mekanizëm që të sqarohet janë dokumentacionet”, ka thënë Shala.

Kërkesa për qasje në dokumentacion, u pa i drejtë edhe nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sa i përket kërkesës së zotëri Shala ka të drejtë. Nuk kemi komision hetimor me faza, por mund të hetojmë gjithçka çka na kërkohet e që shkon në fazë të hetimeve. Kërkesa për dokumentacionin mes ministrit dhe ZRrE-ja është e nevojshme. Ne kemi drejt të kërkojmë dokumentacion dhe nuk e di pse gjithë ky insistim mos të ketë”, tha ai.

Ndërsa deputeti i VV, Enver Haliti, ka thënë se nuk është i nevojshëm dokumentacioni shtesë.

“Po mendoj që së pari duhet të caktohen ekspertë. Kështu që ia vështirësojmë punën më shumë eksperteve për hartimin e raportit final. Ne si komision do ta kemi të drejtën për dokumentacion shtesë dhe për atë punë jemi këtu. Nuk është i nevojshëm për dokument shtesë. Duhet ta kemi edhe thesarin”, tha ai.

Por deputeti i LDK, Besian Mustafa, ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë që ta kenë dokumentacionin që iu mungon dhe jo shtesë.

Aty u bë edhe një ndërrim i deputetëve të PDK-së, ku nga sot në këtë Komision do të jetë Abelard Tahiri në vend të Eliza Hoxhës.

Ndërsa më 10 qershor, është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni janë përmendur ish-kryeministrat dhe ministrat aktualë dhe të kaluar në institucionet përkatëse.

Dështon lista e dëshmitarëve që do të intervistohen nga Komisioni hetimor për energjinë

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika