Komiteti i PE-së voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën

Të enjten e 12 janarit, në Bruksel në rend dite ishte liberalizimi i vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme. Me 48 vota pro është miratuar marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën

 

Komiteti i Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota, 7 kundër dhe 3 abstenime.

“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në postimin në Twitter.

 

Të enjten e 12 janarit, në Bruksel në rend dite ishte liberalizimi i vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

Kjo e kishte bërë të ditur eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, në agjendën e Parlamentit Evropian

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika