Kompania “Pastrimi” ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Sipas kompanisë "Pastrimi", ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në teren, dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll

Kompania “Pastrimi”, përkatësisht njësia operuese në Prishtinën, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur aksioni për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontenjerëve.

Sipas njoftimit në Facebook, ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në teren dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll.

“Ju ftojmë për mbeshtetje dhe bashkëpunimin tuaj, si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses”, bën thirrje kompania.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika