Komuna e Podujevës s’pagoi kompensimet për dëmet nga vërshimet

Komuna e Podujevës nuk ka paguar ende dëmet e kompensimeve nga vërshimet e vitit 2023 në qendër dhe fshatrat e saj. Kështu të paktën thonë të dëmtuarit që ende presin këto mjete. Televizioni sjell një rrëfim të një qytetari  i cili thotë se edhe pse mjetet nuk u ekzekutuan, nuk u mor asnjë masë parandaluese e që ishte rregullimi i shtratit të lumit së këtij fshati.

Pamjet nga arkivat janë të vetmet dokumente që tregojnë sfidën me të cilën u përball familja e Naser Çunakut në qershor të vitit 2023.

Vërshimet nga shirërat e mëdha atë vit kishin goditur Podujevën e fshatrat e saj, një prej tyre edhe shtëpitë e fshatit Llugë ku banon Çunaku.

Dy vite pas, atë ditë ai e ka ende të freskët.

“E shoh krejt ujë, oborri plot ujë veç kqyrsha a po hin mrena në shtëpi. Po i nij po bërtasin lopët, kam pas veç dy. Për me hi në stallë me shku mrena u dufke, as qizme as kurgjo, uji deri këtu, një meter e diçka po. Kur shkoj, e kishin qu lopët kryt, ujë plot”, ka thënë Çunaku.

Niveli i ujit kishte qëndruar kështu për katër ditë duke e dëmtuar ushqimin e bagëtive, traktorët e hidroforin.

Me largimin e ujit, Çunaku ishte vizituar nga zyrtarët komunal për të përcaktuar një vlerë të dëmeve.

Por dy vite pas, ato mjete nuk i janë ekzekutuar.

“Janë kanë, kanë marrë shënime, mas do dite e kanë thirrë djalin, i kanë thanë na e sjell numrin e xhirollogarisë. E ka qu, sot e kësaj dite kurrë pare marrë s’kam për dëme. Kam dëgju që dikush ka marrë, dikush s’ka marrë”, ka shtuar Çunaku.

Çunakut i ishte caktuar rreth 600 euro shuma e kompensimeve megjithatë, ai thotë se nuk do e kishte problem mosekzekutimin e tyre por të paktën, të merreshin masa parandaluese për vërshime të tjera potenciale.

“Ato pare çka i jep le të na maron uron, le ta zgjidh problemin sot e një kohë të gjatë, ajo është më e drejtë e jo çdo vjet kur e ki problemin, nuk është zgjidhje ajo, urën le të na e ndreq…”, ka shtuar Çunaku.

Se kompensimet nuk janë ekzekutuar e kanë konfirmuar edhe të dëmtuar të tjerë.

Televizioni ka provuar të marrë një përgjigje nga kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefon.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika