Komuna e Prishtinës: Ministria e Financave ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë,  si zëvendësim i sistemit të kaluar.

Në njoftimin e bërë publik në faqen “Kryeqyteti Prishtina”, thuhet se sistemi mbetet në fazat e finalizimit.

“Të dashur qytetarë, ju informojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar. Aktualisht, sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave (me disa vështirësi në gjenerim)”.”, thuhet në njoftim.

Mes të tjerash, komuna ka njoftuar se nuk mund të bëhet veprime të tjera deri në përfundimin e plotë të këtij sistemi të ri.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika