Komuna e Prishtinës për vdekjen e personit që ra në pusetë: Rasti ndodhi në rrugën që është kompetencë e qeverisë

FOTO ILUSTRUESE

Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje me vdekjen e një personi që kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë më 9 gusht, duke thënë se rasti ka ndodhur në rrugë që është kompetencë e qeverisë dhe jo e komunës.

“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria”, thuhet në reagimin e komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës i ka cilësuar “për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tyre, “këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë ta politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit”.

“Janë për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë ta politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Më herët, Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njoftoi për vdekjen e personit që po trajtohej në QKUK qëkur ra në pusetë më 9 gusht dhe i njëjti vdiq më 19 gusht si pasojë e lëndimeve të marra.

“ASGJËSIM, DËMTIM APO HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE. Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhej në raportin e PK-së.

Vdes në QKUK personi që ra në një pusetë të hapur në Prishtinë disa ditë më parë

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika