Komunat e udhëhequra nga VV dalin kundër padisë së AKK-së ndaj MAShTI-it dhe MSh-së

Komunat të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosja kanë dalë kundër veprimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, që kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe ai i Shtimes Qemajl Aliu

Kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalë kundër padisë së bërë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

Në një konferencë për media, morën pjesë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe ai i Shtimes Qemajl Aliu.

Kryetari i Podujevës tha se padia nuk do duhej të bëhej ndaj MAShTI-t dhe MSh-së, por ndaj atyre që kanë qeverisur në të kaluarën.

Bulliqi e ka kritikuar Asociacionin e Komunave të Kosovës, që sipas tij, me qëllim po punon kundër qeverisë.

“Andaj, ne mendojmë se inicimi i kësaj padie nga ASK-ja edhe një herë dëshmon se ky Asociacion është kthyer në një vegël politike, antiqeveritare dhe larg misionit të tij që duhet ta përmbushë në shërbim të komunave”, ka thënë Shpejtim Buliqi, kryetar i Podujevës.

Tutje, Bulliqi ka thënë se janë të interesuar që të gjendet një zgjidhje por jo të keqpërdoret.

Ndërkaq, gjatë ditës së martë, 26 komuna kanë dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se dy ministritë ndaj të cilave do të dorëzojnë padi i kanë dëmtuar komunat në vlerë prej 35 milionë eurosh.

“Shkas për këtë padi është bërë kontrata kolektive e nënshkruar më parë, vlera e dëmeve tejkalon shumën e 35 milionë eurove, synimi është të kthehen në komunat e Kosovës. Do të dorëzojmë padi ndaj këtyre ministrive”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi theksoi se kjo shumë ishte dedikuar për investime kapitale në komunat e Kosovës.

Përveç 26 komunave të cilat kanë dorëzuar sot padi, Ibrahimi është shprehur se pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në disa komuna të tjera.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika