Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti ka takuar kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hazma njëherësh, kandidatin e PDK-së për kryeministër në koncertin e Jazz-it në Mitrovicë.
Faqja zyrtare e këtij festivali ka ndarë foto të dyshes gjersa flasin por asnjëra pale, nuk ka ndarë detaje për takimin me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që të dy ishin takuar edhe muaj më parë në një ndeshje basketbolli në Mitrovicë.