Konfiskohen dy armë të gjata, një elektroshok dhe një sasi e municionit në veri

Sipas procedurave të parapara policia ka realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok

Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se rreth orës 10:30, si rezultat i angazhimeve të saja ka pranuar një informacion se në Zveçanin e vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale.

“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në komunikatën për media.

No description available.

Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi.

Policia thotë se ky rast nuk ndërlidhet me procesin e votimit, për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

No description available.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika