Kongresisti amerikan: Kosova është aleat i palëkundur i ShBA-së, Serbia një satelit në orbitën e Rusisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka kërkuar më shumë mbështetje për Kosovën nga ana e ShBA-së, teksa ka theksuar se "Kosova është aleat i palëkundur i ShBA-së, Serbia një satelit në orbitën e Rusisë"

Kongresmeni, Richie Torres

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, përmes një videoje në Instagram, ka thënë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.

“Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, ka thënë Torres.

Tutje, shtoi se Kosova është aleat i palëkundur i ShBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si dhe të Kinës.

“Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten se pse DASh këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit të Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova”, u shpreh kongresisti amerikan.

Torres theksoi se ka ardhur koha që Departamenti i Shtetit të vendosë mbështetjen e tij aty ku vlerat qëndrojnë, pas demokracive të vërteta si Kosova.

Ndryshe, të mërkurën, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se një rund i ri i dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të organizohet para se Kosova të marrë hapa për të shtensionuar situatën.

Borrell i është përgjigjur kështu letrës që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi atij ditë më parë, duke ia prezantuar planin e tij prej pesë pikash, që sipas kryeministrit kosovar do të ndihmojë në uljen e tensioneve në veri të vendit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika