Kongresisti amerikan: Kosova histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i SHBA-ve

Gjatë takimit me ministren Donika Gërvalla, kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka njoftuar se diskutuan për agresionin me të cilin po përballet Kosovës nga Serbia në veri

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres është takuar me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, teksa thekson se Kosova është histori suksesi në Ballkanin Perëndimor dhe aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu u shpreh ai në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, ku thotë se gjatë takimit me Gërvallën diskutuan për agresionin me të cilin po përballet Kosovës nga Serbia në veri.

“Si kongresmen për Bronksin, ku jetojnë mijëra shqiptarë nga Kosova, pata një takim produktiv me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për agresionin me të cilin po përballet Kosova gjithnjë e më shumë nga Serbia në veri. Unë qëndroj me Kosovën, e cila është një histori suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i palëkundur i Shteteve të Bashkuara”, shkroi Torres.

Për këtë takim, disa fjalë shkroi edhe ministrja e këtij dikasteri.

Teksa takimin e cilëson si të shkëlqyer, Gërvalla thotë se kongresisti amerikan gjatë takimit ka theksuar nevojën për veprim kundër regjimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Takim i shkëlqyer me kongresmenin Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës. Ai trajtoi zhvillimet rajonale, agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Gjithashtu diskutuam aspiratat tona për anëtarësim në NATO”, shkroi Gërvalla.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika