Konjufca e Osmani presin në iftar udhëheqësinë e BIK-ut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë shtruar një iftar të hënën për udhëheqësit e Bashkësisë Islame

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me presidenten, Vjosa Osmani kanë pritur në iftar udhëheqësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet me BIK-un dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin.

“Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin. Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari”, ka shkruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika