Konjufca: Kosova aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca

Të martën e 12 prillit në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, të themeluar nga Presidenca e Kosovës, ku mori pjesë dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në fjalën e tij ka thënë se, Kosova ka dy aspirata, anëtarësimin në Aleancën Veri Atlantike (NATO) dhe në Bashkimin Evropian (BE).

Ai ka thënë se vendet demokratike, kryesisht, janë të rreshtuara pranë këtyre dy aspiratave tona.

Pamje nga mbledhja e parë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

“Përcaktimi ynë është shumë i qartë. Sot demokracitë më të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian, ku e kemi rrugën e qartë, rrugën e transformimit, si dhe në Aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n, ku synojmë të anëtarësohemi sa më shpejt”, ka thënë, Konjufca.

Sipas kryetarit të Kuvendit, për të pasur demokraci nevojiten edhe aleanca me demokracitë e tjera.

“Siç po e shohim edhe prej ngjarjeve të fundit në botë dhe invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, se demokracia nuk mund të qëndrojë vetë, por nevojiten aleanca me demokracitë e tjera, për sa kohë edhe në botë po e shohim se autokratët janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Nëpërmjet Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut synohet bashkërendimi institucional për fuqizim të demokracisë përmes tri shtyllave, luftës ndaj korrupsionit, luftës ndaj autoritarizmit, si dhe përmes avancimit të të drejtave të njeriut.​

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika