Konjufca pas takimit me Begajn: Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera

Kryeparlamentari Konjufca pas takimit të tij me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se vizita e tij në Kosovë është konfirmim i lidhjes së veçantë të të dyja vendeve dhe bashkëpunimit unik vëllazëror

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Të hënën e 15 gushtit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kryeparlamentari Konjufca ka falënderuar presidentin Begaj që në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit ka zgjedhur Kosovën.

“Kosova dhe Shqipëria ndajnë organikisht dhe në mënyrë natyrale të njëjtat vlera. Prandaj është e domosdoshme të vazhdojmë t’i koordinojmë dhe bashkërendojmë sa më mirë hapat për të ecur përpara si një komb në rrugën e përparimit dhe zhvillimit të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Sipas tij, të dyja vendet me vendosmëri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë e më bindshëm veten në anën e mbarë të historisë, të së drejtës dhe demokracisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

“Interes yni parësor, vullnet, vizion dhe orientim i qartë deri në pikëmbërritje mbetet integrimi euroatlantik dhe askush nuk mund t’i zhvendosë shqiptarët nga kjo rrugë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se vizita e presidentit Begaj në Kosovë është padyshim konfirmim i lidhjes së veçantë të të dyja vendeve dhe bashkëpunimit unik vëllazëror, mbështetur gjithnjë në parimin “një komb, një qëndrim”.

Ndryshe, të hënën, presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ceremoni të lartë shtetërore, me të cilën është takuar dhe pastaj kanë mbajtur një konferencë për media.

Begaj në këtë konferencë ka folur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se “përbën një faqe të ndritur të historisë së përbashkët, që bën krenarë çdo shqiptarë”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Begaj: UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë tonë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika