Konjufca pret në takim kongresmenin amerikan, Torres

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca të hënën do të presë në takim në Kuvendin e Kosovës, kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës





Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të hënën e 21 nëntorit do të presë në takim, kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Siç njofton Kuvendi, takimi pritet të fillojë në ora 13:30.

Ndër të tjera, kryeparlamentari gjatë ditës do të nënshkruajë edhe Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra.

Ndryshe, Konjufca më 19 nëntor ka njoftuar se kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka ardhur në Kosovë.

“I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë”, ka shkruar Konjufca.

Tutje, kryetari i Kuvendit ka thënë se “kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë”.

Ai ka shtuar se gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë”.

“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, kishte thënë tutje kongresmeni Torres.

Konjufca takohet me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika