Konjufca uron Kurban Bajramin: Le të na bashkojë të gjithëve me dashuri, solidaritet e mirësi

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës, është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës. Kryeparlamentari Konjufca u ka uruar besimtarëve myslimanë festën

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në llogarinë e tij në Facebook, kryeparlamentari Konjufca ka uruar që festa t’i gjejë qytetarët më afër njëri-tjetrit, me begati, gëzim e paqe.

“Festa e Kurban Bajramit e risjell në vëmendje sakrificën dhe përkushtimin për të bërë vepra të mira, falë fuqisë së besimit që na bën të tejkalojmë vetveten. Urojmë që ky Kurban Bajram t’i gjejë të gjithë sa më mirë, me frymën e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, të vëmendshëm ndaj atyre që më së shumti kanë nevojë, e me këmbëngulje për një shoqëri që ecën përpara me të gjithë pjesëtarët e saj, pa lënë askënd pas. Po ashtu, dëshiroj t’iu uroj besimtarëve gëzim, paqe dhe begati. Le të sjell kjo festë shëndet, mirëqenie, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja dhe le të na bashkojë të gjithëve me dashuri, solidaritet e mirësi”, ka shkruar ai.

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika