Konjufca voton ndryshe nga partia e tij, abstenon për projektligjin për barnat

Për projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, në Kuvendin e Kosovës, nëntë deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe dy kanë abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës

Të premten e 29 korrikut, në Kuvendin e Kosovës, është diskutuar për propozimin për shqyrtimin e parë të Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK).

Për këtë projektligj, 9 deputetë kanë votuar për, 42 kundër dhe dy kanë abstenuar, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Për Konjufcën, është hera e dytë që voton ndryshe nga partia e tij.

Kundër miratimit të këtij Projektligji, ka dalë partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje(VV) e cila e ka kritikuar Projektligjin në fjalë, duke thënë se nuk është përpiluar si duhet.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zenjullahu, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqpërdorime dhe për “hajni”, që sipas saj, Qeveria është duke e kryer në raport me çmimet e barnave.

Duke iu referuar raportit të KDI-së, ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna me çmim më të shtrenjtë sesa çmimi i tregut.

“Vërtetohen keqpërdorime dhe hajni me barna që kjo qeveri është duke u kryer. Për blerje të oksigjenit nga hulumtimi i KDI-së, rezulton se janë keqpërdorur më shumë se 57 mijë euro. Rasti tjetër për paracetamol që kushton një euro, msh e ka ble mbi 3 euro”, ka deklaruar Zenjullahu.

Në emër të PDK-së, Zenjullahu ka propozuar që të caktohet një çmim fiks apo maksimal për rregullimin e çmimit të barnave. Sipas saj, qytetarët janë dëmtuar vazhdimisht si pasojë e çmimeve të larta të barnave, sidomos atyre esenciale.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se më mirë një ligj i keq sesa të mos e ketë fare.

Sipas tij, projektligji i propozuar nga opozita, mund të miratohet në lexim të parë kurse në lexim të dytë bashkë me pozitën ta ripërpunojnë atë.

“Ma mirë është ligji i keq se të mos ketë ligj. Një fushë që nuk ka qenë e rregulluar deri më sot të rregullohet. Ky ligj është i gatshëm, këtë ligj e kemi në lexim të gatshëm, mund ta ripërpunojmë”, ka deklaruar Dreshaj.

“E ftoj ministrin ta mbështesë këtë ligj dhe mandej ta përpunojmë. Brenda dy leximeve ligji mund të ndërrohet e përpunohet”, ka vijuar ai.

Tutje, Dreshaj është shprehur se nëse pushtetit i pengon që opozita e ka propozuar Projektligjin, mund të heqin dorë dhe ta marrë pozita.

“Rekomandoj që nëse është pengesë që ky ligj ka ardhur nga opozita, t’ia ndërrojmë o burra e gra preambulën dhe të dalë si ligj i pozitës”.

Në fund, Dreshaj ka pasur një mesazh për deputetët në gjuhën angleze “Don’t look back my son”, që i bie “Mos shiko prapa”.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika