Kosova bëhet gati për ndërrimin e targave serbe

Në Agjencinë për Regjistrim Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është mbajtur takimi informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve. Aty u diskutua për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës mbi procesin e regjistrimit të automjeteve që kanë pasur targa serbe

Ilustrim

Në fillim u përdorën letrat ngjitëse, për çka shumë automjete me prejardhje nga Serbia, nuk mund t’iu shiheshin simbolet e fqinjit verior.

Mirëpo, nga 1 gushti e tutje të gjitha veturat që janë në qarkullim e që janë regjistrim të Serbisë, por me vendbanim janë në Kosovë, do të marrin akronimin RKS bashkë me simbolin e shtetit të Kosovës.

Për këtë Ministria e Punëve të Brendshme ka formuar një grup të cilët po punojnë për të gjitha detajet.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Sebahate Muharremi-Pllana, që udhëheq me Agjencinë e Regjistrit Civil, ka treguar se nga çka lirohen të gjithë ata qytetarë serb por edhe shqiptarë të cilët veçse kanë automjete me regjistrime serbe.

“Lehtësirat që do t’i kenë qytetarët janë lirimi nga obligimet doganore, lirimi nga taksa administrative e MPB-së, lirimi nga pagesa e targave dhe lirimi nga pagesa e targave të automjeteve”, ka thënë Muharremi-Pllana.

Sebahate Muharremi-Pllana

Muharremi-Pllana thotë se puna në qendrat e regjistrimit civil në Veri të vendit është e sigurt, për çka thotë se në rast se do të kenë nevojë për shtyrje të afatit më shumë se deri më 30 shtator do të kërkojnë nga Qeveria.

“Puna në Veri të vendit është e sigurt, aty ka punë.. neve në rast se e shohim që na duhet afat shtesë më shumë se deri më 30 shtator atëherë do të arrijmë që me kohë që të kërkojmë nga ministri që afati të shtyhet”, ka shtuar Muharremi-Pllana.

Përkundër këtij vullneti të institucioneve juristët që e njohin marrëveshjen e targave Kosovë-Serbi, thonë se është sfiduese regjistrimi i veturave.

“Do të ketë sfida sepse mund të jetë një numër që skanë dokumentacion të origjinës e një pjesë e makinave mund të jenë të vjedhura sepse kemi vetura të vjedhura në pjesën tjetër të vendit dhe janë dërguar atje”, ka thënë juristi Anton Recaj.

Anton Recaj

Nga 1 gushti deri më 30 shtator do të nis regjistrimi i veturave me targa serbe në regjistrim të Kosovës. E për këtë çështje, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar destabilizim të situatës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika