Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka zhvilluar takim me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas takimit në konferencën për medie, kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Bekë Berisha, tha se kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë, teksa shton se Republika Çeke e ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte.

“Këtë delegacion e kemi prit me kënaqësi të madhe. Kemi bisedu për shumë gjëra. E kam falënderu kryetarin për ndihmën që na ka bërë Republika Çeke, e cila është shumëdimensionale, si në aspektin diplomatik, në përkrahjen e Republikës së Kosovës, po ashtu në prezencën e ushtarëve të Republikës Çeke në Kosovë. Ne kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dy shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Berisha.

Kryetari Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë nga Republika e Çekisë, Pavel Fischer, ka thënë se marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë tepër të ngushta, teksa theksoi se miqësia në mes të dy presidentëve i ka sjellë qetësi rajonit.

“Qëllimi i takimit ishte për adresimin e sfidave aktuale në vend dhe rajon, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Marrëdhëniet tona janë tepër të ngushta dhe tepër të gjera që nga vitet e kaluara. Miqësia mes dy presidentëve tanë i ka sjellë qetësi rajonit. Komisioni ynë merret me çështjen e jashtme me mbrojtjen dhe sigurinë. Me zotin kryetar kemi parë mundësi të flasim për çështje të ndryshme në fushën e sigurisë dhe fushën e mbrojtjes. Ne shikojmë që ka shumë projekte, të cilat edhe mund të ndihmojmë për t’ju dhënë atyre jetë për të ardhmen, jo vetëm në fushën e sigurisë”, ka thënë Fischer.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika