Kosova dhe Italia nisin negociatat për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, kanë zhvilluar një takim për fillimin e bisedimeve për ndryshimin e Traktatit për Ekstradim. Këto ndryshime synojnë "eliminimin e pengesave në ekstradim mes dy shteteve"

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, sot kanë mbajtur një takim lidhur me nisjen e negociatave për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim, ndryshime këto “që do t’i eliminojnë pengesat e ekstradimit të shtetasve mes dy shteteve”.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se kjo është marrëveshja e parë me një shtet të Bashkimit Evropian për ekstradimin e shtetasve, dhe sipas saj, kjo do të thotë se Republika e Italisë i beson sistemit gjyqësor dhe korrektues.

Tutje, ministrja Haxhiu tha se me plotësim-ndryshimin e këtij Traktati, Kosova dhe Italia nuk do të jenë strehë e sigurt për ata që u janë shmangur drejtësisë.

Ministrja Haxhiu tha se përmes këtyre marrëveshjeve thellohet akoma më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë drejt forcimit të sundimit të ligjit mes dy shteteve.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe redaksi

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika