Në Ditën e Pavarësisë, në vendin tonë ishin të pranishëm edhe ambasadorë jo-rezidentë të cilët mbulojnë Republikën e Kosovës. Në këtë kuadër, Ambasadori i Lituanisë Eduardas Borisovas, është pritur nga Mentor Tahiri, Drejtor për Evropë, BE dhe Rajon në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gjatë takimit, u diskutuan tema me interes të përbashkët si dhe ide konkrete për të dinamizuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve mike, njofton Dukagjini.
Tahiri në postimin e tij ka shkruar se Kosova i gëzohet Presidencës lituaneze të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2027.