Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Armend Mehaj dhe homologu i tij nga Mali i Zi, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Armend Mehaj bashkë me homologun e tij nga  Malit i Zi, Rashko Konjeviq

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Armend Mehaj bashkë me homologun e tij nga  Malit i Zi, Rashko Konjeviq, e kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

Në një konferencë për media, ministri Mehaj, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do ta rris bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Nënshkrimi bilateral për bashkëpunim ngrit bashkëpunimin në shumë fusha, nëpërmjet kësaj zgjerojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, në aspektin e sigurisë, stabilitetin dhe demokracinë në vendet tona por edhe në rajon në mënyrë gjithëpërfshirëse”, ka thënë Mehaj.

Mehaj bëri të ditur se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe në shkëmbimin e përvojave akademike dhe po ashtu marrëveshja do të sigurojë mbështetje reciproke në kapacitete profesionale në rast të emergjencave të natyrave të ndryshme.

“Bashkëpunimi do të shtrihet në shkëmbimin e përvojave profesionale sa i përket kuadrove tona akademike, specialistike, deri te angazhimi i mbështetjes reciproke në kapacitete profesionale në rast të emergjencave që është e domosdoshme edhe në rajon”, ka thënë ai.

Mehaj tha se Mali i Zi, e mbështetë Kosovën për arritjen e synimeve për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika