“KOSOVA DHURON 2022”, mbi 3.45 milionë euro u dhuruan për të mirën sociale

FOTO: Giving Balkans

Qytetarët dhe kompanitë në Kosovë dhuruan mbi 3.45 milionë euro për çështje të së mirës publike gjatë vitit 2022.

Raporti mbi gjendjen e filantropisë në vend, “Kosova dhuron 2022”, i publikuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar (CEA), tregon se shuma e lartpërmendur u regjistrua përmes 920 akteve të dhurimit për bamirësi dhe përkrahje tjera, e që përfaqëson një rritje vjetore prej 33% krahasuar me vlerën e donacioneve të regjistruara në vitin 2021.

Raporti thekson se fokusi kryesor i këtyre dhurimeve ishte në mbështetje të nismave që kanë për qëllim zbutjen e varfërisë, duke përfaqësuar 55.9% të të gjitha donacioneve.

Fushat e tjera kryesore të fokusit për përpjekjet filantropike gjatë vitit 2022 përfshinin kujdesin shëndetësor (10.5% ), mbështetjen e grupeve të margjinalizuara (9.2%) dhe arsimin (8.5%).

Sa i përket llojit të donatorit, të gjeturat e raportit tregojnë se 63.3% e rasteve të dhurimeve të regjistruara në vitin 2022 ishin donacione të bëra nga individë, përderisa 20.2% ishin donacione të bëra nga sektori i korporatave. Donacionet e ardhura nga diaspora arritën në 18.3% të të gjitha donacioneve. Ndërsa, organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) u identifikuan si përfituesit më të shpeshtë të donacioneve, duke pranuar 53.6% të totalit.

Gjeografikisht, pjesa më e madhe e rasteve të dhurimit (35%) u drejtua në rajonin e Prizrenit, që paraqet ndryshim me trendin e viteve të kaluara ku Prishtina ishte rajoni më i mbështetur.

Mitrovica ishte rajoni i dytë më i përkrahur (25.4%), pasuar nga Prishtina (20.7%).

Raporti “Kosova dhuron 2022” është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Programi për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me misionin e USAID në Kosovë. Catalyst Balkans është partner i KCSF në realizimin e këtij aktiviteti dhe mban përgjegjësi ekskluzive për përmbajtjen raportit “Kosova dhuron 2022”, i cili nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika