Kosova e ka vendin në BE dhe NATO, takimi i Kurtit dhe nënsekretares amerikane

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen, në kuadër të vizitës së saj në Kosovës, është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, Allen shkroi një postim në llogarinë e saj në platformën “X”, ku tha se me Kurtin pati një diskutim gjithëpërfshirës.

Ajo ka theksuar se Kosova i takon Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Mirënjohje për diskutimin e dobishëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kosova i takon BE-së dhe NATO-s”, tha Allen.

Nënsekretarja amerikane përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura mes të dyja palëve.

“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë bërë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

Allen është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga jashtë.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika