Kosova i jep dy milionë euro Luginës së Preshevës

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve. Kjo po vlerësohet pozitive, por e pamjaftueshme. Ndihmë financiare, ky Këshill pret të marrë dhe nga Qeveria e Shqipërisë

Kryeminsitri Kurti dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi

Marrëveshja që Albin Kurti edhe Ragmi Mustafi po nënshkruajnë të buzëqeshur peshon 2 milionë euro.

Ndarja e kësaj shume parashihet me memorandumin e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Shumën mjeteve që do të ndahet e ka konfirmuar Mustafi për RTV Dukagjinin, i cili ka treguar edhe si do të shpenzohen ato.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar ka thënë se “Qellimi i këtij memorandumi është ruajtja e mbrojta e identitetit kombëtar shqiptar, mbrotja e trashigimisë kulturore është i përcaktuar për të gjitha fushat ku ka interes kombëtar”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustaf

Mustafi tregon që të njëjtën ndihmë janë duke e pritur edhe nga Shqipëria.

Gjithashtu, Mustafi ka thënë se “Jemi edhe në bisedime me Qeverinë e Shqipërisë që ky fond të rritet dhe është hera e parë që në këtë formë në mënyrë të drejtpërdrejtë bëhet përkujdesja institucionale të Republikës së Kosovës për shqipëtarët e Luginës së Preshevës”.

Ndërsa, Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë po thotë se ky bashkëpunim është pozitiv ndonëse jo i mjaftueshëm.

Belgzim Kamberi nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Prishtinë ka thënë se “Kjo ndihmë mbetët ndihmë improvizuese në kuptimin e një ndihme materiale por që nuk shoqërohet me një plan dhe program i cili do t’i përkufizonte dhe përcaktonte prioritetet”.

Belgzim Kamberi nga Këshilli i të Drejtave në Prishtinë

Më 12 tetor, Qeveria e Kosovës ndau 35 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mjete të cilat janë përdorur për aktivitete lobuese jashtë Serbisë.

Vizita e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi në ShBA dhe i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika