Kosova me Donjeta Sadikun dhe Shpetim Bajokun në Kupën e Boksit “Eindhoven 2025” në Holandë

Federata e Boksit e Kosovës do të marrë pjesë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Kupa e Boksit – Eindhoven 2025”, e cila zhvillohet nga 5 deri më 10 qershor në qytetin Eindhoven të Holandës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përbëhet nga dy boksierë elitarë:

Donjeta Sadiku (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka, dhe Shpetim Bajoku (70 kg), nën drejtimin e selektorit Faton Xhakli.

Në këtë ngjarje, drejtësinë në ring do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.

Federata e Boksit u ka uruar suksese dhe fat boksierëve tanë, duke shpresuar për paraqitje të denjë dhe rezultate pozitive për vendin.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika