Kosova me tri humbje në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës U-16 ka humbur të gjitha ndeshjet në Kampionatin Mesdhetar

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në hendboll ka humbur ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Ekipi i hendbollit “Dardania” është mposhtur me rezultatin 20:8 nga Spanja. Ndërsa, dy humbjet të tjera “Dardania” i ka pësuar nga Mali i Zi dhe Rumania.

Pamje të ekipes së hendbollit të vajzave

Duke u bazuar në këtë rezultat, Kosova gjendet në pozitën e fundit të grupit A, në këtë grup prin Mali i Zi, në pozitën e dytë Rumania dhe në pozitën e tretë Spanja.

Prandaj, ekipi “Dardania” do të luajë vetëm për plasman përfundimtar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika