“Kosova nuk mund të presë”-Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë fundin e bllokadës politike

Disa qytetarë janë mbledhur sot në hyrje të Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.

Protesta po mbahet në kohën kur për të 35-ën herë me radhë është thirrur seanca për përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Të pajisur me pankarta në duar, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mesazhe të qarta si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.

Sipas tyre, vonesat e vazhdueshme në formimin e institucioneve janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të vullnetit qytetar dhe të rregullave demokratike të vendit./EO

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika