Kosova përfundon kryesimin e CEFTA-s, Hajdari thotë se po i afrohemi tregut të përbashkët evropian

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë për media lidhur me zhvillimet e “CEFTA Week 2025 – Tregtim i përbashkët, drejt Evropës”, ku foli për arritjet, bashkëpunimin rajonal dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

Duke e përmbyllur kryesimin e Kosovës në CEFTA, ministrja tha se kjo javë shënoi ngjarje të ndryshme që theksuan rëndësinë e tregut të përbashkët dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare.

“Edicioni i javë CEFTA me temën tregtim së bashku drejt Evropës, shënon një mundësi të rëndësishme për të vlerësuar arritjet tona së bashku me vendet anëtare të CEFTA-së, dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët dhe për të avancuar tregun e përbashkët rajonal. Ngjarjet e vecanta tjera që u mbajtën që kishin në fokus punën e CEFTA-s. Kjo javë shënoi ngjarje të ndryshme.

Kjo javë e CEFTA-s nxjerr në pah zgjedhir rajonal, kjo javë shënon përfundimin e kryesimit të CEFTA-së duke rikonfirmuar bashkëpunimin e përbashkët dhe për të ecur së bashku drejt Bashkimit Evropian. Pas 13 viteve për herë te parë zyrtarisht ka marrë iniciativë për te përmirësuar perfaqësimin e Kosovës në CEFTA-së. Larguam UMNIKU-n në CEFTA tani tutje Kosova përfaqësohet vetëm nga institucionet e saj”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lekturave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lekturave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika