Kosova është renditur në pozitën e 41-të në listën e “Fair-Play” të UEFA-s.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ekipet kombëtare dhe klubet pjesëmarrëse në garat e UEFA-s kanë treguar përkushtim të lartë për respekt, lojë të ndershme dhe sportivitet.
FFK thekson se ky vlerësim pasqyron punën e vazhdueshme dhe angazhimin e futbollit kosovar për të ndërtuar një kulturë sportive pozitive.
“Krenarë për progresin dhe vlerat që po ndërtojmë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.