Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t'i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë





Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro dhe atë nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini, kanë nënshkruar një memorandum për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Aliu, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se kjo ka për qëllim t’i jepet më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë.

“Nga Tirana, ku me homologët Mirela Kumbaro dhe Naser Nuredini nënshkruam memorandumin për krijimin e një zone të mbrojtur të përbashkët mes të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet Korab-Koritniku, Sharri, Mavrova dhe Mali i Sharrit, krejt kjo për t’i dhënë më shumë jetë parkut më të madh ndërkufitar në Evropë me një sipërfaqe që i kalon 240 mijë hektarë”, ka shkruar ai.

Aliu është shprehur i bindur se një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme mjedisore, dhe jo vetëm.

“Një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e vlerave ekonomike, shkencore, kulturore dhe estetike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, me qëllimin kryesor që të zhvillojmë, promovojmë, menaxhojmë e ruajmë zonat tona të mbrojtura ndërkufitare”, shtoi ai.

 





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika