Kosova thellon epërsinë ndaj Qipros

Kosova ka shënuar golin e dytë ndaj Qipros kështu duke e thelluar epërsinë në 2 me 0 në në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova ka thelluar epërsinë ndaj Qipros, në ndeshjen e raundit të fundit në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Golin e dytë për Dardanët e ka shënuar Donat Rrudhani në minutën e 45-të, me asistim nga Vedat Muriqi, kështu duke e përfunduar pjesën e parë dy me zero.

Ndërsa, golin e parë për ekipin kosovar e ka shënuar Florent Muslija në minutën e 22-të.

Qiproja është kundërshtari i Dardanëve, ndërsa të dyja këto skuadra kanë për qëllim që të shmangin rënien në Ligën D, me këtë rezultat Kosova qëndron në Ligën C.

Kosova në 5 ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre humbje. Kurse, ndeshjen e parë ndaj Qipros e kishte fituar me rezultat 0 me 2.

Kosova shënon ndaj Qipros

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika