Kosova vendos regjim vizash për shtetasit rus

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që të obligojë shtetasit rus të pajisen me vizë për leje qëndruim në Kosovë. Sa i përket kësaj çështje, zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropia

Ilustrim





Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është mbajtur këtë të premte, kryeminsitri Kurti ka vendosur që të obligojë shtetasit e Rusisë për pajisje me vizë për leje qëndrim në Kosovë.

Në këtë mbledhje kryeministri, Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaporta të rregullta, zyrtare e diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Republikën e Kosovës.

Ndërsa, zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, është shprehur se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.

Gashi ka shtuar se “Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”.





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika