Kosovarët merakli për duhan, ja sa milionë euro u shpenzuan për cigare më 2024

Kosova renditet si vendi më i varfër në Evropë, e përkundër kësaj miliona euro po harxhohen për pirjen e duhanit.

Sipas statistikave nga Dogana e Kosovës në vitin 2024, Kosova ka shënuar rritje në vlerën e importit të duhanit si produkt luksi.

Vlera e importit të duhanit është mbi 125 milionë euro në vitin 2024, vlerë kjo mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, sa ishte mbi 119 milionë euro.

“Gjatë vitit 2024 Kosova ka importuar gjithsejtë 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, derisa gjatë vitit 2023 kjo shifër ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro”, thuhet në statistikat e Doganës së Kosovës.

Ndërsa sa i përket sasisë së importit të duhanit, gatë vitit 2024 Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 ton, kurse gjatë vitit 2023 sasia e importit ishte 4 mijë e 187 ton.

Ndërkaq, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ky produkt ka shënuar rritje sa i përket çmimit prej 1.4 për qind më shumë në muajin dhjetor 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pra me dhjetor 2023m shkruan KP.

Përkundër efekteve negative shëndetësore, qytetarët e Kosovës vetes ia plotësojnë qejfet sa i takon përdorimit të duhanit. E në anën tjetër edhe shifrat e personave që vdesin nga përdorimi i duhanit në botë janë të larta sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika