KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri më 2022

Kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka thënë se rrymën e harxhuar nga serbët në veri të vendit e kanë mbuluar përmes buxhetit te shtetit, nga mjetet që u janë dhënë nga ekzekutivi

FOTO:KP

63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ai tha se rrymën e harxhuar nga serbët në veri të vendit i kanë mbuluar përmes buxhetit të shtetit, nga mjetet që u janë dhënë nga ekzekutivi, shkruan kp.

Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke thënë se kur qeveritë e mëhershme ndanin mjete për këtë qëllim, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i fyente e poshtëronte.

“Mashalla 113 milionë euro rrymë ju paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22. E dëshmuan në raportim KOSST. Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që t’i ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtëruese pa na bërë! Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika