KOSTT-i njofton se nga sot rryma në veri paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të vendit

Furnizuesi Elektrosever ka filluar ta marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri

Nga një janari (sot), furnizuesi Elektrosever ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri.

Kështu thotë kryeshefi i operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), Evetar Zeqiri, i cili, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ky është një sukses në sektorin e energjisë, përveç liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së papenguar me targa të Republikës së Kosovës.

Zeqiri ka thënë se pas më shumë se 20 vjetësh, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit.

“Me 1 janar 2024, duke filluar nga 00:01’, furnizuesi Elektrosever Sh.p.k, -kompani e licencuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës -ka filluar të nominoj energjinë për katër komunat e veriut. Pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri. Pas më shumë se 20 viteve, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit”, shkroi ai.

Ndërkaq, Zeqiri, postimit ia bashkëngjiti edhe dy fotografi, ku tregohet periudha rreth 1 orë para ndërrimit të motmoteve dhe një tjetër disa minuta pas fillimit të nominimit.

May be an image of text

May be an image of blueprint, floor plan and text

“Fotografia e parë (në të majtë) tregon periudhën rreth 1 orë para orës 12:00h, para fillimit të nominimit. Ndërsa fotografia e dytë (në të djathtë) tregon kohën diku rreth 6 minuta pas fillimit të nominimit. Vërehet menjëherë një nivel i devijimeve të pa qëllimshme dukshëm më i ulët, pra afër zero”, ka thënë ai.

Bislimi thotë se nga sot nis pagesa e energjisë elektrike në veri

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika